Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më Fëmijë të moshave të ndryshme për çdo të martë dhe të enjte paradite gjatë muajve të verës, marrin leksione të thjeshta pikture në Atelierin e Edukimit në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Kjo nismë shërben si një prezantim i parë me artin dhe pikturën duke u dhënë fëmijëve një edukim të përgjithshëm, pavarësisht nëse do të vijojnë apo jo rrugën e artit në të ardhmen. Çdo ditë, piktorët e vegjël mësojnë një teknikë të re.
“Sot ishte një temë interesante. Fëmijët kishin të bënin me bojërat pastel dhe mësuan stampimet. Është një prezantim i parë që u bëjmë me bojërat. Ata lyejnë duart ose objektet rreth tyre dhe i stampojnë. Mësojnë më shumë për përzierjen e ngjyrave, si të bëjnë nga 3 ngjyra bazë dhe ngjyrat e tjera”, thotë Elena Skënderi, praktikante.
“Është një ide dhe një projekt shumë i bukur. Fëmijët dihet që kanë shumë kohë të lirë dhe duhet të mendojmë si t’ua zëmë atë. Piktura, e në përgjithësi arti, është mënyra më mirë sepse duke u zbavitur ata mësojnë shumë gjëra të reja, komunikojnë me njëri-tjetrin. Fëmija im ka prirje në pikturë dhe dëshiroj që ta përkrah”, shprehet një prind.
Atelieri i edukimit do të vijojë në Galerinë Kombëtare të Arteve gjatë fundjavave edhe pas fillimit të shkollës.
Top Channel