Shkolla e piktures në Shqipëri e ka zanafillën pikërisht në një shtëpi tiranase, e cila ka qenë në pronësi të prefektit të parë të kryeqytetit shqiptar, Qamil Pepa.

Në bashkëpunim me një artist italian ai themeloi aty shkollën e parë të vizatimit nga ku dolën nxënësit që më pas do të themelonin artin shqiptar të pikturës.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë u krijua shkolla e vizatimit me ardhjen e dy artistëve të mëdhenj shqiptarë, si skulptori Odise Paskali dhe piktori Abdurrahim Buza, e kthejnë këtë në një shkollë të rregullt të mesme me programe të rregullta mësimore”, shprehet studiuesi i artit, Agim Janina.

Në vitet ‘30 të shekullit të shkuar, me nismën e piktorit Andrea Kushi dhe italianit Mario Ridola, në një ndërtesë ndër më të bukurat e asaj kohë në Tiranë, hap dyert shkolla e parë e artit në Shqipëri.  Nga këtu kanë dalë pedagogët e parë dhe ishin ata që ndërtuan traditën e shkollës së artit pamor shqiptar.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë u krijua shkolla e vizatimit me ardhjen e dy artistëve të mëdhenj shqiptarë, si skulptori Odise Paskali dhe piktori Abdurrahim Buza, e kthejnë këtë në një shkollë të rregullt të mesme me programe të rregullta mësimore”, shprehet studiuesi i artit, Agim Janina.

Sot pak njerëz e dinë që kjo shtëpi banimi e prefektit të parë të Tiranës Qamil Pepa, ka nxjerrë brezin e parë të piktorëve shqiptare.

Gjithashtu poeti lirik Lasgush Poradeci ka dhënë mësim në këtë shkollë që e ruajti funksionin e saj deri në vitin 1939. Nga bisedat, kavalecët dhe idetë e para, pas kësaj ndërtese ata arritën të fitonin studimet në akademitë më të mëdha europiane

“Kanë mësuar brezi i parë i piktorëve shqiptarë, me Sadik Kacelin, arkitektin Gani Strazimiri, me piktorët e tjerë Foto Stavo, Nexhmedin Zajmi”, shprehet studiuesi Janina.

Sot këtë ndërtesë e kanë nipërit e Qamil Pepës, një personalitet i kulturës në kryeqytet, gjë që duket edhe nga shija e arkitekturës së përzgjedhur për një nga ndërtesat më të veçanta të Tiranës së viteve ‘30.

Top Channel