Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Kabina elektrike dhe të telekomunikacionit gjen rëndom në kryeqytet, në çdo rrugë të Tiranës, si një trashegimi e mobilimit urban, i cili në të shumtën e rasteve krijon ndotje vizive për shkak të posterave dhe reklamave të ndryshme që qytetarët ngjisin në to.
Piktorët e Bashkisë së Tiranës kanë marrë përsipër të ndryshojnë pamjen e kryeqytetit duke moderuar pamjen e tyre përmes artit. Deri më tani janë 30 kabina elektrike që kanë ndryshuar pamje, ndërsa në total do të jenë rreth 150 të tilla në të gjithë qytetin.
Bota e fëmijëve ka marrë vëmendjen më të madhe në këtë projekt përmes filmave të animuar. “Angry Birds”, “Super Mario”, “Sponge Bob”, “Minions”, por edhe seriali për të rritur “Breaking Bad”; janë disa nga imazhet, përzgjedhja e të cilave është bërë në varësi të vendndodhjes së kabinës.
Sa u takon bojërave me të cilat po lyhen këto kabina, ato janë enkas për ambiente të jashtme, për t’i rezistuar kësisoj kohës, ndaj kreu i Dekorit në Bashkinë e Tiranës thotë se duhet vetëm bashkëpunimi i qytetarëve për t’i mbajtur ato sa më gjatë në kryeqytet.
Top Channel