Në një lidhje direkte gjithçka mund të ndodhë aq më tepër kur raportohet nga lojërat e Rios, që organizatorët thonë se “bashkuan njerëzit”.

Dhe këtë bashkim e kanë bërë në kuptimin e plotë të fjalës. Dan Walker ishte duke raportuar idrekt për BBC, pa qenë në dijeni se pas krahëve të tij ishte shtrirë një çift që po kryente seks.

I sinjalizuar nga dikush apo instiktivisht, ai kthen kokën pas dhe në përpjekje për të shpëtuar nga situata e sikletshme thotë se personat pas tij janë duke lexuar një libër.

“Për të gjithë kureshtarët që pyesin se çfarë po ndodh pas shpatullave të mia, u them që nuk do ta afrojmë pamjen. Nuk është ashtu siç duket, është thjesht një përqafim dhe mesa duket ata po lexojnë një libër në një posizion të çuditshëm”, tha ai, duke u premtuar shikuesve se do të zbulojë pak më vonë se çfarë libri po lexonte çifti.

Deri sa të mësohet se çfarë libri është, komentet në rrjetet sociale urojnë një lëxim të këndshëm.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel