Rreziku që vjen nga tatuazhet e mëdha dhe të zeza

31/07/2016 00:00

Tatuazhet e mëdha dhe të zeza mund të krijojnë përbërës kancerogjenë kur ekspozohen ndaj rrezeve të diellit. Ky është mendimi i dermatologëve australianë.

Disa ekspertë australianë të lëkurës thonë se tatuazhet e mëdha e bëjnë të vështitë të dallosh melanomat e errëta, duke rrezikuar kështu shëndetin e personit që i ka bërë këto tatuazhe.

Ian McDougal thotë se është rritur shumë numri i personave që bëjnë tatuazhe të zeza që mbulojnë pjesë të mëdha të trupit. Ai shton se doktorët mund ta identifikojnë lehtë një nishan, por kur ky nishan del në zonën ku është bërë tatuazhi i zi, është shumë i vështirë për t’u parë.

Top Channel