Dasma mbretërore po afron? Princ Leka zbulon planet sekrete dhe detajin luksoz që lidhet me Mbretëreshë Geraldinë Ka disa vende në botë, ku përjeton një lidhje ndryshe me hyjnoren, ku përfshihesh nga një energji e rrallë, së cilës nuk arrin t’i japësh dot shpjegim, e ku përqëndrimi në nivelin shpirtëror është shumë më i madh.
Liqenet e Rilas në Bullgari kryesojnë listën e 10 zonave të tilla në botë, ku njerëzit që kalojnë natën atje shohin ëndrra të çuditshme e përjetojnë eksperienca, sikur nuk janë të kësaj toke.
Janë disa vendet që numërohen si të veçanta për energjinë e tyre, që e lidh shpirtin e njeriut drejtpërdrejt me kozmosin, siç është arkipelagu i Socotras në oqeanin Indian; rrafshnalta Uluru në Australi, ku njerëzit thonë se kanë përjetuar vizione; ishulli i Pashkëve, njëra prej vendeve më të izoluara në botë dhe shtëpi e disa statujave gjigante, që asnjeri nuk e di se kush i ka krijuar; Stonehenge, monumenti më i famshëm megalitik i botës; apo piramidat boshnjake, që datojnë përpara 12.350 vitesh.
Por në listën e këtyre zonave kaq të veçanta figuron edhe një qytet shqiptar: Berati. Ai përshkruhet si krenaria e arkitekturës sonë. Qyteti i ndodhur nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson një kombinim të mrekullueshëm të kulturës së Lindjes e asaj të Perëndimit, një gërshetim traditash e zakonesh.
Konsiderohet gjithashtu një thesar në historinë e Shqipërisë dhe dëshmi e harmonisë mes fesë dhe kulturës. Por në Berat, njerëzit kanë përjetuar edhe një energji të fuqishme shpirtërore shëruese. Aty ka pasur persona që nuk besonin te sëmundjet, thonë hartuesit e listës, të cilët e kanë bërë qytetin unik.
Top Channel