Peshkatarët befasohen nga diçka misterioze në oqean

29/07/2016 00:00

Peshkatarët u habitën totalisht kur para tyre panë diçka gjigante, për të cilën në fillim menduan të ishte një anije ose ndonjë balonë e rënë në det.

Mark Watkins dhe babai i tij ishin duke peshkuar 25 milje nga Bunbury, në jug të Perth, në Australi, kur diçka misterioze në formë topi u shfaq pranë tyre.

Por pasi u afruan, ata arritën të kuptojnë se kishin të bënin vetëm me një balenë të ngordhur e me një stomak të fryre, plot gazra.

Mark Watkins është shprehur se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ndërsa kishte pyetur edhe miqtë e tij peshkatarë, por edhe për ta ishte diçka e pa hasur më parë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel