“Mbretëresha” e bukurisë dhe e… kokainës

27/07/2016 00:00

Ishte zgjedhur “miss” Kolumbia, aktualisht drejtonte një program televiziv, madje drejtonte edhe një butik mode, por tashmë të gjitha këto i përkasin të shkuarës, pasi Juliana Lopez-it do t’i duhet t’i kalojë në burg 15 vitet e ardhshme të jetës së saj.

Modelja 23-vjeçare fluturoi më 18 korrik 2015 për në Guangzhou të Kinës, ku u arrestua menjëherë nga autoritetet kineze, pasi zbuluan një sasi prej 610 gram drogë, ku gjysma e të cilës rezultoi të ishte kokainë.

Ajo udhëtoi për në Kinë me justifikimin për të blerë artikuj për butikun që drejtonte, por synimet ishin të tjera.

Tashmë bukuroshja 23 vjeçare, e cila luante edhe futboll, është dënuar me 15 vjet burg, madje edhe me një gjobë 2284 paund.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel