A është ky qeni më i gjatë në botë?

27/07/2016 00:00

Ka një pamje të tmerrshme kur qëndron ulur në divan pranë të zotërve të tij, ky është qeni Great Dane, i cili ka një gjatësi prej 213 centimetrash nëse do të ngrihej mbi dy këmbë dhe peshon mbi 70 kilogram.

Brian dhe Julie Williams nga Penmaen, Uells shprehen se ai ka një pamje me të vërtetë frikësuese, por ai nuk lëndon as një mizë.

Qeni gjigant fle gati 22 orë në ditë dhe konsumon një dietë të veçantë, kryesisht pulë me oriz.

Cifti Williams janë duke pritur konfirmimin se ai është qeni më i gjatë në botë. Zyrtarët e librit të Rekordeve Botërore “Guinness” kanë thënë se do të vizitojnë edhe dy qenë të tjerë para se të japin vlerësimet e tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel