Familja Beckham kërkon një rezidencë 6 milionë paund

22/07/2016 00:00

Ndodh shpesh që familjet e famshme dhe të pasura të kërkojnë një stil të ri jetese nga modernia tek ajo klasike edhe nëse kjo gjë kërkon 6 milionë paund.

David dhe Victoria Beckham kanë nevojë për diçka të re në jetën e tyre dhe zgjidhjen për këtë problem e ka gjetur Victoria. Ajo është frymëzuar nga seriali anglez “Downton Abbey” dhe kështu ka nisur të kërkojë një rezidencë të stilit viktorian.

E gjithë familja ka filluar të shpenzojë më tepër kohë në periferi për të gjetur shtëpinë perfekte. Paratë janë gjeja e fundit për të cilën ata duhet të shqetësohen e jo me kot janë familja e dytë më e pasur në Britaninë e Madhe.

Top Channel