Modelja që i mashtroi të gjithë
21/07/2016 00:00
Breanne Rice, një modele britanike, ia ka dalë që për 10 vite të mos linte asnjë të kuptonte se ajo vuante nga një sëmundje e quajtur vitiligo, e cila i ka krijuar njolla në fytyrë.
Nëse ajo nuk do të ishte kujdesur për ta ruajtur këtë sekret atëherë karriera e saj si modele do të merrte fund. Por ashtu siç ndodh thuajse me çdo modele pas kalimit të 30-ve karriera fillon të shkojë drejt fundit.
Kjo e ka lejuar edhe 31-vjeçaren Rice që të shfaqë për publikun edhe sekretin e saj më të madh, të cilin e kishte ruajtura nga të gjithë me përjashtim të prindërve.
Ajo tregon se i duhet të kalonte orë të tëra para pasqyrës për të hequr njollën.
Top Channel