Britania, po ashtu si edhe pjesa më e madhe e Europës në këtë kohë, është përfshirë nga një valë e të nxehtit, me temperatura që kalojnë mbi 35 gradë celsius.

Një pjesë e britanikëve janë dyndur nëpër plazhe, por një pjesë tjetër, ndoshta në pamundësi, kanë zgjedhur parqet dhe zona të tjera publike në qytetet të ndryshme për të marrë rreze dielli.

Por këto veprime të këtyre personave janë shoqëruar me komente të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe e komentuesve janë shprehur kategorisht kundër zhveshjes me rroba banje në këto ambiente. Por ka pasur edhe komentues të tjerë, të cilët e respektojnë zgjedhjen e këtyre personave, ndërsa janë mjaftuar t’i cilësojnë si qesharake.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel