Fushat e futbollit më të çuditshme në botë

20/07/2016 00:00

Pa më të voglin dyshim futbolli është sporti më popullor dhe më i dashur në botë. Mjafton një hapësirë e çfarëdoshme dhe mund të nisë loja. Të gjithë kemi improvizuar ambiente nga më të ndryshmet për ta luajtur këtë lojë.

Në fotogaleri mund të shihni disa nga fushat më të veçanta, ku luhet futbolli. Nga favelat e Brazilit, një terren i mbuluar nga uji në Angli, një pemë në mes të fushës në Angli. Por ka edhe terren te mrekullueshme, si për shembull në Tokio, mbi një qendër tregtare.

FOTO GALERI
1/14
Në brigjet e Rio de Janeiro, Brazil

Top Channel