Të apasionuarit pas fishkëllimës patën mundësinë ta shfaqnin talentin e tyre në një sallë koncertesh në Kawasaki të Japonisë, ku u mbajt festivali botëror i fishkëllimave.

50 pjesëmarrës nga gjashtë vende, Japonia, India, Australia, Koreja, Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela, luftuan të gjithë për trofenë e eventit. Disa kishin marrë me vetë instrumente muzikore për të pasuruar performancën e tyre, të tjerë përdorën vetëm buzët.

“Është hera e parë që më krijohej mundësia të performoj ndaj, më shumë i shtyrë nga kurioziteti, por edhe nga dëshira për të ndjerë emocionet e asaj që bej, vendosa të vij në Japoni”.

Anëtarët e jurisë dëgjuan me vëmendje për të vlerësuar saktësinë e ritmit e cilësinë e tingullit. Ata hiqnin pikë për çdo zhurmë të panevojshme frymëmarrjeje. Mes publikut në sallë kishte dhe shumë të moshuar, e njëra prej tyre kujtoi kohen kur vajzave të brezit te saj u tërhiqej vërejtje kur fishkëllenin.

“Mua më ka pëlqyer gjithmonë, por në kohën tonë një veprim i tillë konsiderohej i pahijshëm për femrat. Me kënaq fakti që sot fishkëllima nuk shihet më me atë sy, por konsiderohet diçka shumë e zakonshme”, shprehet Junko Minemura.

Në këtë formë kaq të kompletuar, ky lloj konkurrimi nuk ishte mbajtur ndonjëherë, e  pasi panë se shkoi shumë mirë organizatorët njoftuan se gara tani do të zhvillohet rregullisht çdo vit.

Top Channel