Në orët e trazuara të natës që Turqia la pas, mes qindra fotove nga ngjarjet që befasuan këdo dhe që për shumë ishin një rrufe në qiell të pastër, ishte edhe njëra ku tregohej një qytetar turk i vendosur përballë një tanku të ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit.

Fotoja tregoi vendosmërinë e qytetarit që në një moment u shtri në rrugë për të mos lejuar më tankun që të përparojë në rrugën e vet dhe u bë simbol i atyre që dolën në rrugë e sheshe në mbrojtje të qeverisë dhe Presidentit Erdogan.

Fotoja është një “deja vu” e të famshmes së shkrepur në sheshin Tiananmen, në trazirat e vitit 1989-të në Kinë, megjithëse në rrethana krejtësisht të ndryshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel