Studimi: Njerëzit me flokë të kuqe më të rrezikuar nga kanceri
12/07/2016 00:00
Njerëzit të cilët mbartin një gen të “heshtur” të flokëve të kuq kanë një risk më të lartë për kancerin e lëkurës që lidhet me rrezet e diellit, paralajmërojnë ekspertët.
Ekipi i Sanger Institute vlerësoi se 1 në 4 persona në Britani janë mbartës të këtij geni.
Në termat e ndryshimeve të kancerit, efekti i genit është i ngjashëm me 2 dekada ekspozim në diell.
E ndërsa njerëzit me 2 kopje të këtij geni do të kenë flokë të kuqe dhe lekurë të zbehtë dhe ndoshta e dinë se duhet të ruhen më tepër nga dielli, ata me vetëm një kopje të këtij geni nuk e kanë idenë se në çfarë rreziku janë.
Top Channel