Pamje mahnitëse, delfinët shoqërojnë varkën e peshkimit
12/07/2016 00:00
Një grup peshkatarësh janë habitur kur papritur janë gjendur të rrethuar nga një tufë masive delfinësh.
Ata kanë nxituar të nxjerrin kamerat e tyre për të filmuar edhe këtë moment që mund të jetë i papërsëritshëm për ta.
Kanë qenë mbi 30 delfinë të cilët kanë notuar për rreth 5 minuta pranë varkës së peshkimit duke dhënë një spektakël teksa garonin, duke tejkaluar shpejtësinë e varkës.
Top Channel