Tiranë, 4 të arrestuar për prostitucion

09/07/2016 11:00

Në kuadër të operacionit “Deep”, Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për shfrytëzim prostitucioni, mbajtjes së lokaleve për prostitucion dhe ushtrimit të prostitucionit.

Të arrestuarit janë A.Sh., 61 vjeç, banuese në Tiranë, S.H., 31 vjeç, banues në Elbasan, A.H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë dhe N.Z., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi një mujor nga seksioni i trafiqeve të paligjshme, ku nga ky hetim ka rezultuar se shtetasja A.Sh., në lokalin e saj në Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.

Kjo shtetase dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç, të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin “Bar-Restaurant” njëkohësisht. Në kuadër të ketij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetaset A.H. dhe S.H. duke kryer prostitucion në ambientin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh.

Po kështu, në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA