Më shumë se 300 nudistë kanë shijuar një javë festivali në natyrë. Natyrizmi Britanik organizoi “Nudefest”-in në Somerset për herë të parë dhe gjithçka shkoi vaj.

Njerëz të të gjitha formave dhe përmasave hoqën rrobat dhe shijuan natyrën. 2 çifte që kanë vite që marrin pjesë në të tilla organizime thonë se këtë vit patën fat pasi ishte ngrohtë.

“Kur është ftohtë, në tenda rrimë zhveshur pasi kemi ngrohës, por kur dalim jashtë detyrohemi të veshim rroba. Na pëlqen natyra, por nuk jemi budallenj”, thotë 61-vjeçari Steven Wilkes.

Ndërsa 69-vjeçarja Annette thotë se atmosfera që krijohet dhe shansi për të jetuar nudo bën që të marrë pjesë në këto organizime.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel