“Love Island”, “reality show” ku dashuria nuk njeh limite

23/06/2016 00:00

Teleshikuesit e “reality show”-t britanik “Love Island” kanë mbetur të habitur mesnatën e së mërkurës, kur një prej çifteve të krijuara brenda shtëpisë ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të të gjithë konkurrentëve të tjerë.

Malin Andersson dhe Terry Ëalsh nuk e vranë aspak mendjen dhe nuk pritën derisa të shkonte ora për t’u fikur dritat, por vendosën të kishin marrëdhënie intime përpara audiencës së emisionit televiziv.

Konkurrentët e tjerë të “Love Islanders”, Adam Maxted, Cara De La Hoyle and Nathan Massey ishin vetëm pak hapa më tutje nga Malini dhe Terry, teksa këta të fundit kalonin momentet intime nën çarçafë. E në vend që të largoheshin për t’i lënë në intimitet çiftin e guximshëm të krijuar mes 23-vjeçares dhe 28-vjeçarit, ata qëndruan aty dhe bënin “komentin live” të çasteve të dashurisë.

Mes yjeve të “Love Islands” nuk është e paprecedentë të kalohet në të tilla veprime gjatë transmetimeve televizive, pasi çiftet i bëjnë shpesh të tilla “gjëra të pista” por zakonisht gjatë orëve të natës. Në të kaluarën është pritur gjithmonë të fikeshin dritat, apo të paktën të gjendej një ambient më privat, ndërsa këtë herë ata janë dëfryer “pa iu dridhur aspak qerpiku”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel