Koha për një lojë të rrezikshme!

23/06/2016 00:00

Futbolli është sporti më popullor në botë. Si i tillë, shumë persona mjaftohet të kenë një top dhe menjëherë fillojnë luajnë me të.

Por, ajo që ka bërë Johannes Hohn së fundi është diçka mjaft e veçantë dhe shumë e rrezikshme. Së bashku me dy shokë të tjerë, ai vendosi të ngjitej në majën e një shkëmbi 1100 metra të lartë në një zonë turistike në Norvegji. Pejsazhi ishte i mrekullueshme, por ai nuk u mjaftua me kaq, pasi shkon në majën e shkëmbit dhe nisi të xhonglojë një top futbolli.

E veçantë, por mjaft e rrezikshme! Shokët e tij realizuan foto mbresëlënëse, nga dy pozicione të ndryshme. Por 30-vjeçari është shprehur se ishte emocionuese, por njëkohësisht edhe e rrezikshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel