Përmbytje në Angli, por kjo s’i ndalon 2 studentët

17/06/2016 00:00

Disa zona në jug të Anglisë janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e kaluar, ku në perëndim të Midland ka qenë situata më kaotike.

Por ndërsa disa rrugë u përmbytën duke arritur në atë nivel sa nuk mund të lëvizje me makinë, dy studente në Britani kanë treguar se shpirti i komunitetit ishte më i ngrohtë se kurrë.

Ata kanë marrë një dyshek ajri dhe kanë filluar të lëvizin me të përmes rrugëve të zaptuara nga uji, duke u ardhur në ndihmë shumë personave të cilët ishin bllokuar në rrugë apo në shtëpitë e tyre.

Një lajm i mirë që vjen për banorët e kësaj zone është se në fundjavë do të dalë dielli dhe gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit më pas.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel