Berat, asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabis; pranga kultivuesit

11/06/2016 09:15

Agjentë të policisë së Beratit kanë asgjësuar në orët e fundit rreth 2 mijë bimë narkotike të llojit kanabis dhe kanë arrestuar kultivuesin e tyre.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në pranga ka rënë 56-vjeçari Agim Bashaj, banues në fshatin Çetë.

Sipas burimeve, bimët janë gjetur në fshatin në fjalë, në pyllin e Teshilit, të kultivuara në kubikë e të mbajtura në një serë.

Burimet shtojnë se pranë kësaj sere është gjetur edhe një sipërfaqe e shpyllëzuar dhe e bërë gati për mbjelljen e bimëve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA