Argjentinë, një grua “pushtohet nga djalli”

11/06/2016 00:00

Pasagjerët e një autobusi janë tmerruar ndërsa kanë menduar se ishte fundi i tyre kur një grua filloi të sillej çuditshëm duke lëshuar zëra të çuditshëm e të sillej sikur ishte pushtuar nga djalli.

Autobusi ishte duke udhëtuar përmes qytetit të San Luis në Argjentinë , kur një grua filloi të shfaqte simptoma alarmante.

Një pasagjer filloi ta filmonte gruan e cila lëkundej dhe po fliste me një tingull të thellë, mashkullor dhe me zë diabolik.

Në një moment të caktuar një pasagjer tjetër i është afruar dhe është përpjekur që ta sjellë në vetëm por ajo nuk është përmendur duke vijuar me sjelljen e saj të çuditshme.

Brenda pak minutash të gjithë pasagjerët kanë zbritur nga autobusi të tmerruar dhe kanë pritur forcat e policisë, të cilët morën gruan e çuditshme.

Top Channel