Gruaja që vendosi të mos rruhej më

09/06/2016 00:00

Për 25 vite me radhë përditshmëria e saj ishte një betejë mes strishave, briskut e kurave intensive për të hequr qimet e shumta që i dilnin në fytyrë.

Të gjithë këtë betejë, Rose Geil, një 39-vjeçare nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara e zhvillonte jashtë dijenisë së miqve dhe kjo ndikonte në jetën sociale që kishte.

Por 8 muaj më parë e lodhur nga gjithë kjo, 39-vjeçarja vendosi të mos rruhej më dhe sot thotë se nuk është ndjerë kurrë me seksi se tani.

Rose thotë se do të njihej me fatin e vet dhe qimet e tepruara nëpër trup dhe fytyrë kur ishte 13 vjeç.

“Nisa të rruhem në atë kohë. Në mëngjes zgjohesha dhe hiqja qimet para se të shkoja në shkollë. Nuk mund të shkoja të flija tek miqtë e mi sepse në mëngjes do të dukeshin shenjat e qimeve të hequra”, rrëfen ajo.

FOTO GALERI
1/7
Rose Geil, amerikane nga Oregon qe ka qime te shumta ne trup e fytyre

Top Channel