Një letër e shkruar nga ish-presidenti amerikan John Kennedy për atë që përflitej se ishte e dashura e tij Mary Pinchot Meyer, doli për shitje në ankand.

Korrespondenca prej 4 faqesh ishte ruajtur nga sekretarja personale e Kennedy, Evelyn Lincoln pas vrasjes së tij.

Meyer ishte bashkëshortja e një agjenti të CIA-s dhe u vra në rrethana ende të pazbardhura në tetor të 1964, një vit pas shkrimit të letrës.

“Ti nuk largohesh kurrë nga periferia jote…Hajde të më të takosh”, i shkruan asaj presidenti në letrën që mbyllet me fjalët..Pse nuk thua po!!

Bobby Livington, zv/presidenti i shtëpisë së ankandeve tha se dokumentet ishin të verifikuara.

“Bëhet fjalë për një letër origjinale të presidenti e shkruar në tetor të 1963-shit, një muaj para se ai të vritej…Sekretarja e tij Evelyn Lincoln zhvendosi objektet e tij jashtë Shtëpisë së Bardhë kur atje erdhi Lyndon Johnson”.

Çmimi fillestar i letrës do të jetë 30 mijë dollarë. Në shitje do të nxirret gjithashtu një letër dashurie për Kennedy-n dhe një letër tjetër shantazhi, gjithashtu një foto që tregonte ish-presidentin me një të dashur.

Ankandi do të zhvillohet në 23 qershor në Boston të Masacusets.

Top Channel