23 vite më parë një familje ruse adoptoi një arush 3-mujorsh, të cilin e pagëzoi me emrin Stepan.

Sot Stepan nuk është më ai arushi i vogël, por është bërë një ari, që vazhdon të jetojë në shtëpinë “e prindërve” të tij, Svetlana dhe Yuriy Panteleenko në Moskë.

Çifti është bërë i famshëm jo vetëm në Rusi, por edhe përtej kësaj. Ata thonë se të jetojnë të lumtur me Stepan, që nuk është aspak i dhunshëm, përkundrazi, është shumë i dashur me njerëzit.

“Ai i do njerëzit dhe është një ari shumë miqësor. Nuk na ka kafshuar kurrë në këto 23 vite, nuk ka kafshuar asnjë”, thotë Svetlana.

I vetmi shqetësim për familjen është sigurimi i ushqimit për të, pasi Stepan kërkon 25 kilogram peshk, vezë dhe sallata çdo ditë.

E pavarësisht gjithë këtij ushqimi, Stepan mban veten në formë falë dashurisë së madhe që ka për të luajtur me top, apo edhe të ndihmojë “prindërit” e tij në mirëmbajtjen e kopshtit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel