Aventurë në Afrikë, Arnold Schwarzenegger ndiqet nga elefanti
03/06/2016 00:00
Arnold Schwarzenegger pati një shoqërues të veçantë gjatë një safari në Afrikën e Jugut.
Një elefant tentoi të shtypë dhe më pas e ndoqi makinën Jeep ku ndodhej aktori hollivudian dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë. Ky i fundit e filmoi këtë ngjarje dhe e postoi më pas në “Facebook” ku është parë nga 2.6 milionë persona dhe mori 73 mijë pëlqime.
Në video që më pas u publikua edhe në “Youtube” për të bërë xhiron e botës, dëgjohej zëri i Schwarzenegger teksa thoshte se elefanti po i ndiqte, ndërsa në mesazhin e tij në “Facebook”, “Terminatori” bënte apel në mbrojtje të elefantëve duke kërkuar ndalimin e vrasjes së tyre.
Top Channel