Ça sfide të pastrosh me pandat

31/05/2016 00:00

Të pastrosh është gjithnjë një punë e vështirë dhe kur nëpër këmbë ke dy panda, bëhet një sfidë më vete.

Pastruesja e një kopshti zoologjik në provincën Sichuan në Kinë, vendosi të filmojë një moment nga përditshmëria e saj.

Me fshesën në dorë, ajo përpiqet që të heqë prej andej një kosh të mbushur me gjethe të rëna. Gjithçka duket e thjeshtë në pamje të parë, por jo kur afrohen dy pandat, që e shfrytëzojnë këtë moment për të luajtur e rrokullisur me koshin.

Top Channel