10 mënyra për të humbur peshë pa dietë

28/05/2016 00:00

Dietat, njëra më e fortë se tjetra, janë gjithmonë shumë të vështira për t’u mbajtur. Kufizimi i ushqimit, një nevojë jetike, jo vetëm që është i vështirë psikologjikisht, por shpesh herë të merr edhe pjesë nga energjia vitale që duhet për të kryer proceset e punës së përditshme.

Megjithatë, disa studime të kohëve të fundit kanë nxjerrë në dritë mënyra të tjera të shumta dobësi, në të cilat nuk ka nevojë që të kufizojmë ushqimet. Këto janë dhjetë metodat që do t’iu bëjnë të riktheheni të vishni pantallonat që dikur iu bënin, nëse i ndiqni me rigorozitet.

1. Përdorni e një pjate më të vogël
Mund të duket qesharake, por racionet tona rregullohen pikërisht nga pjata. Ndodh shpesh që të ngopemi pa e mbaruar vaftin tonë, por hamë për inerci, në mënyrë që të mos hedhim atë që kemi gatuar. Përdorimi i pjateve më të vogla e zgjidh këto problem. Ato mund të mbushen sërisht, në të njëjtën kohë që shmangin ngrënien e panevojshme të ushqimeve.

2. Përdorni një pirun më të madh
Një studim i një universiteti italian gjeti një lidhje të çuditshme midis madhësisë së pirunit dhe sasisë së ushqimit që konsumojmë. Kërkuesit arritën në përfundimin se njerëzit që përdorin një pirun më të vogël, janë të prirur të hanë më shumë, sepse psikologjikisht mendojnë se po hanë pak dhe kështu për t’u ngopur, vazhdojnë të konsumojnë ushqim përtej nevojave të trupit.

3. Hani me seksin e kundërt
Të hash me seksin e kundërt, sjell rezultate fantastike në kontrollimin e sasisë së ushqimit të ngrënë. Studimi amerikan vlen sidomos për femrat, të cilat priren të besojnë se duke ngrënë me porcione më të vogla, tregojnë më tepër klas dhe bëhen më tërheqëse. Rezultati? Hanë më pak.

4. Lexoni vlerat ushqimore
Njerëzit që informohen rreth asaj që po hanë duke lexuar vlerat ushqimore që nxirren në etiketë hanë mesatarisht 5% më pak se të tjerët, thotë studimi i një qendre shëndetësore në Siatëll, SHBA. Informimi rreth nevojave që ka trupi sjell një kontrollim më të mirë mendor të oreksit.

5. Pini ujë përpara një vakti
Një eksperiment 12 javor i 50 personave, të cilët përpara se të hanin pranuan vullnetarisht të pinin me tepri ujë, tregoi se secili prej pjestarëve të këtij testi humbi mesatarisht rreth 1,5 kilogramë në javë.

6. Shmangni TV ose PC gjatë natës
Shikimi i shfaqjeve të vona televizive apo përdorimi i kompiuterit në orët e vona të natës shkakton shëndoshje, jo vetëm nëpërmjet rritjes së konsumit ushqimor, por edhe nëpërmjet një mekanizmit të pakuptuar ende mirë të mënyrës se si funksionon trupi i përballur me efektet e dritës.

7. Shmangni ushqimet gjatë punës
Ushqimet që konsumohen gjatë orarit të punës janë në përgjithësi tepër të dëmshme, sepse kryesisht janë ushqime të shpejta ose të ëmbla. Heqja një-mujore e barit të punës në një ambient pune në SHBA solli efekte të menjëhershme pozitive mbi shëndetin e punonjësve gjatë testimeve.

8. Tregohuni më të kujdesshëm me miqtë
Të hash “për miqësi” është diçka e zakonshme. Kështu, shumë njerëz hanë pa qenë të uritur, vetëm sepse personi me të cilin ndodhen në atë moment shprehet se dëshiron të hajë. Në këtë aspekt, caktimi i orareve fikse për të ngrënin do të ishte i dobishëm.

9. Kujdes nga njerëzit e dobët
Mund të duket kontradiktore, por shumë prej njerëzve të dobët hanë edhe më shumë nga të shëndoshët. Në fakt, shtimi i peshës ndodh jo vetëm për teprinë e të ngrënit, por edhe për zakonet e ushqimit, e shumë të tjera si këto. Njerëzit e dobët, në përgjithësi hanë vafte më të bollshme, ndërsa të shëndoshët hanë shumë herë gjatë ditës.

10. Shmangni reklamat e produkteve dobësuese
Një Universitet në Ilionois, SHBA, arriti në përfundimin e befasishëm se njerëzit që shohin më shumë reklama mbi produkte dobësuese apo që inkurajojnë aktivitetet fizike, janë ata që i përdorin më pak.

Top Channel