Pitoni i kafshon penisin në banjë 38-vjeçarit

25/05/2016 00:00

Një piton gjigant ishte futur në tubat e tualetit dhe pickoi nga penisi pronarin e banesës Atthaporn Boonmakchuay. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në provincën Chachoengsao të Bangkokut.

Burri është shpëtuar nga gruaja e tij Sawittree Shooyoung, e cila tha se kur dëgjoi ulërimat për ndihmë, shkoi me vrap në banjë. E gjeti burrin të larë në gjak dhe që luftonte me gjarprin që ishte rreth 4 metra i gjatë.

Ajo i dha një litar që burri të shpëtonte, por humbi ndjenjat nga hemorragjia e gjakut. Pas kësaj, Atthaporn  kapi kokën e gjarprit dhe arriti që ta lidhë me litar.

Burri 38-vjeçar u dërgua në një spital aty pranë, ndërsa punonjësit e shpëtimit u lanë të merren me zvarranikun inatosur, trupi i të cilit ishte ende i mbërthyer në tubat e tualetit.

Punonjësit e lëvizën WC nga banja dhe pasi e thyen me çekiç, nxorën trupin e zvarranikut. Autoritetet dyshojnë se pitoni hyri në shtëpi me anë të një tubi që çoi atë në tualet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel