Një artist neozelandez u bë padashje hit në internet me nismën e tij për të tatuuar fëmijët e sëmurë në një spital.

Benjamin Lloyd vizatoi një tatuazh në trupin e fëmijës së një shoku të tij. Vizatimin, bashkë me sqarimin se nuk bëhej fjalë për një bojë të përhershme, por për një lloj boje jotoksike që hiqej me ujë, e hodhi në faqen e vet në Facebook me mbishkrimin: “50 like dhe nesër shkoj e u bëj tatuazhe të gjithë fëmijëve të spitalit Starship”.

Kaq dhe u shtri i qetë që të flinte. Ditën tjetër, kur u zgjua pa që postimi i tij kishte marrë 100 mijë pëlqime dhe 10 mijë komente. I detyruar nga kjo, artisti nga Auklandi thotë se po planifikon shumë shpejt që të vizitojë spitalin në fjalë për të plotësuar dëshirën e fëmijëve.

Ai harxhon mesatarisht 9 minuta për ndërtimin e një tatuazhi tek fëmijët dhe nismën për ta bërë këtë gjë me fëmijët e sëmurë të spitalit Starship thotë se e bën pasi ndihmon vogëlushët që të rrisin vetëbesimin në një situatë të vështirë për ta.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel