Makina “fluturon” mbi rrethrrotullim (VIDEO)

20/05/2016 00:00

Nuk janë pamje nga një film aksion, por janë reale dhe janë kapur në Rumani.

Kamera e sigurisë ka kapur një aksident dramatik në qytetin Braila, ku një automjet ka fluturuar mbi rrethrrotullim pasi ishte duke lëvizur me një shpejtësi të lartë.

Sipas medieve rumune, mësohet se drejtuesi i automjetit ishte një 22-vjeçar, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit mund të ketë qenë në gjumë.

Pavarësisht se makina fluturoi mbi rrethrrotullim, fatmirësisht drejtuesi i saj nuk është lënduar.

Top Channel