“Njeriu i padukshëm”
18/05/2016 00:00
Liu Bolin është një artist kinez i cili realizon vizatime të detajuara në trup, duke u “shkrirë” me mjedisin. Ai arrin deri aty sa bëhet gati i padukshëm në mjedisin ku ai realizon perfomancën e tij.
Artisti kinez njihet ndryshe edhe si “kameleoni njerëzor”. Ai e sheh punën e tij si një mënyrë proteste politike, një mënyrë për t’u fshehur nga autoritetet.
Bolin i ka ekspozuar veprat e tij në vende të ndryshme të botës, ndërsa ka botuar edhe një libër, “The Invisible Man”, me realizimet e tij.
Top Channel