Dhëndri e merr nusen me 4 vinça

15/05/2016 00:00

Qyteti i Fierit vazhdon të befasojë me ceremonitë e pazakonta të marrjes së nuses ditën e dasmës. Këtë herë dhëndri ka përdorur 4 vinça për të marrë nusen e tij.

Pamje tepër të veçanta në rrugët e qytetit të Fierit, kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit.

Të stolisur me simbolet e dasmës, katër vinçat për rreth një orë dhuruan spektakël paraditen e së dielës.

Çifti i sapo martuar qëndronte në vinçin e parë i shoqëruar edhe nga 3 vinça të tjerë. Ideja për të bërë diçka ndryshe ishte e babait të dhëndrit, pasi at e bir punojnë si vinçierë. Ai thotë se donte t’i bënte një dhuratë surprizë të birit.

Kjo është çudia radhës në qytetin e Fierit, pasi më parë një tjetër nuse është transportuar me 8 kamionë gjatë ceremonisë së dasmës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel