Ujëvara e mrekullueshme e Libanit

06/05/2016 00:00

Fotot e mëposhtme tregojnë një vend të mrekullueshëm në veri të Libanit: ujëvarën Baatara, pranë Tanurinit, në veri të vendit.

Pamjet e jashtëzakonshme janë meritë e Ralph Azar dhe Jack Seikaly, të dy nga Bejruti.

28-vjeçari Azar thotë: “Kam provuar shumë kënde. Doja të tregoja madhështinë e këtij vendi. Jam i lumtur që e kam parë me sytë e mi këtë vend dhe që i jap mundësinë edhe të tjerëve ta shikojnë.

Ndërsa 23-vjeçari Seikaly shton: “E konsideroj Baatarën si një nga mrekullitë e Libanit. Është një ujëvarë unike, pasi kalon mes 3 formacioneve shkëmbore. Them se fotot, sado të bukura, nuk e tregojnë të gjithë bukurinë e kësaj ujëvare”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel