Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Shpejtësia është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore, nga të cilët një numër mjaft i lartë personash humbin jetën çdo ditë në mbarë botën.
Në Indi kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të bërë drejtuesit e automjeteve të ngadalësojnë sa më shumë shpejtësinë, të paktën nëpër qendrat e banuara.
Autoritetet e transportit në këtë shtet kohët e fundit kanë pikturuar iluzione optike në rrugë, duke krijuar idenë e vendosjes së pengesave në rrugë.
Ministri i Transporteve në Indi tha se sidomos ndryshimi i vijave të bardha “tradicionale” në 3D është mjaft efektiv, pasi i bën ato të dukshme, madje krijon idenë edhe të pengesave në rrugë. Ai shtoi se kjo risi është testuar tashmë dhe duket se ka dhënë efektin e pritshëm.
Top Channel