Kur ndodhemi përpara një ndryshimi, jemi të përfshirë në një proces të tillë i cili vjen pa trokitur në jetën tonë, na duhet një listë e gjatë udhëzimesh në trajtën e një “manuali mbijetese” për t’ia dalë mbanë.
Sipas psikologëve dhe studiuesve, 3 muajt e parë të një ndryshimi janë ata vendimtarët, ku nëse mbijetojmë ia hedhin, përndryshe zhytemi nën amullinë e frikës e depresionit.
Rrëfehuni
Tregoni çfarë ndjeni së brendshmi, megjithëse jo gjithnjë është aq e lehtë e jo të gjithë njerëzit ia dalin mbanë.
Shkruani
Të hedhësh në letër emocionet, paqartësitë, konfuzitetin dhe dilemat e tua është një mënyrë e mirë terapeutike e cila ju ndihmon ta njihni veten. duke e pranuar ngadalë edhe ndryshimin.
Menaxhoni inatin… duke shpërthyer
Kjo shërben gjithnjë, çlirimi i emocioneve të mëdha është thelbësor në momentet e vështira. Të qarët mund të jetë një element për të nxjerrë jashtë trishtimin ose inatin që fshihet në zemrën tuaj.
Ëndërroni
Krijoni ëndrra të reja, duke bërë të mundur që forca e pasionet tuaja të udhëhiqen drejt horizonteve të pazbuluara. Bëjeni që tani!
Udhëtoni
Të udhëtuarit nuk shërben vetëm në ditët e pushimit, por mund të orientojë për të njohur një dimension të ri tuajin, një vetvete të re, më të fortë e më të ndërgjegjshme.
Pranoni ndryshimin
Çdokujt i ndodh të humbi një njeri të dashur, të ndahet nga diçka pa të cilën nuk mendonte se do jetonte, apo të humbi në labirintet e një ndryshimi në jetën tonë, që s’është në dorën tonë. Mblidhni forcat, tanimë ka ndodhur, mbetet thjesht ta pranojmë e të mos gënjejmë më veten.
Rilindni
Kujdesuni për emocionet tuaja dhe për një fundjavë larg gjithçkaje. Mësohuni ta njihni veten.
Top Channel