I transferojnë gabimisht në llogari 4.4 milionë $, arrestohet

05/05/2016 00:00

Një vajzë 21-vjeçare është arrestuar pasi shpenzoi miliona me blerje çantash dhe aksesorësh luksozë. Ku i gjeti paratë? Në llogarinë e saj i ishin transferuar gabimisht 4.6 milionë dollarë.

Christine Jiaxin Lee, një 21-vjeçare nga Malajzia, u bë e pasur kur gabimisht i transferuan në llogarinë bankare 4.6 milionë dollarë si “overdraft”, 4 vite më parë.

Ajo po largohej nga Australia për në vendlindje, kur u arrestua nga policia në Aeroportin e Sidnejt. Në momentin e arrestimit, ajo kishte ende 3.3 milionë dollarë në bankë.

Top Channel