Mbyllet klubi i rrokut në Pekin

04/05/2016 00:00

Mao Live House në Pekin e njohin si vendi i rokut. Përgjatë nëntë vitesh ekzistencë, ai ka tërhequr turma të mëdha njerëzish e ka ushqyer admiruesit më muzikë punk, metal dhe rok alternativ.

Biznesi shkonte mirë e vendi ishte gjithmonë plot, megjithatë tani i duhet të mbyllë dyert.

Pronari Li Chi thotë se mungesa e mbështetjes ligjore dhe rritja e ndjeshme e qirasë, po e detyrojnë t’i vërë kyçin klubit të famshëm.

Top Channel