Qenushja që do të shkruajë libër

23/04/2016 00:00

Ka më shumë se 30 mijë ndjekës në Twitter dhe për kënaqësinë e të gjithë fansave të saj, qënushja e tenistit Andy Murray, Maggie, do të shkruajë një libër.

Libri do të titullohet “Si të kujdesesh për njeriun” dhe do të publikohet në muajin qershor të këtij viti. Sigurisht që librin do e shkruajë bashkëshortja e sportistit britanik, e cila është shumë e dhënë pas kafshëve.

Përshkrimi i librit thotë: “Ka shumë guida për njerëzit se si të sillen me kafshët, a thua se njerëzit janë padronët. Më në fund, një qen ka vendosur të tregojë eksperiencën e tij disa vjeçare të jetesës me njerëz”.

Top Channel