Zinxhiri i njohur ndërkombëtar i restoranteve “Kentucky Fried Chicken” celi dyert për herë të parë në kryeqytet për tu sjellë konsumatorëve shqiptarë një nga recetat më të famshme në botë të ushqimit të shpejtë.

“KFC është tashmë e përhapur gati në të gjithë botën, duke qenë prezente në këtë mënyrë në më shumë se 125 shtete. Dëshira jonë është të shpërndajmë recetën sekrete dhe shumë të shijshme, të shpikur nga kolonel Harland Sanders, gjithashtu themelues i KFC, çdo njeriu në botë. Për këtë jemi shumë të gëzuar që tashmë jemi në Shqipëri dhe të jemi në këtë mënyrë pjesë e komunitetit. Ne gjithashtu jemi shumë krenarë që jemi e para markë ndërkombëtare restorantesh që vjen në Shqipëri. Në të njëjtën kohë po planifikojmë në respekt të të gjithë aktorevë lokalë hapjen e restoranteve të tjera KFC në Tiranë dhe në të gjithë vendin”, deklaron Gemma Barnett, menaxhere marketingu e KFC.

Por çfarë e bën të veçantë këtë markë?

“Në KFC ne e kemi me pasion ushqimin dhe sidomos cilësinë e tij, në të cilën fokusohen të gjitha sforcot tona. Kjo është ajo çka e mban akoma mishin tonë të pulës me një shije të parezistueshme dhe të pandryshuar, si ajo që përgatiste themeluesi yne, kolonel Sanders, 75 vjet më parë. Mishi ynë i pulës është i përgatitur me dorë dhe jo me makineri, çdo ditë direkt në restorantet tona nga kuzhinierë të përgatitur dhe të trajnuar për të nxjerrë një produkt të shijshëm dhe të freskët dhe siç e shihni, sot këtu janë shumë konsumatorë të gëzuar të cilët po shijojnë për herë të parë ushqimin e tyre nga KFC”, thotë Barnett.

“Vendosëm të hynim në tregun shqiptar sepse menduam që ky ishte momenti i duhur që edhe në Shqipëri më në fund të hynte një zinxhir i njohur ndërkombëtar restorantesh dhe mendoj gjithashtu që kjo ishte një zgjedhje e duhur dhe e zgjuar. Unë çdo ditë e më shumë shoh një potencial të fuqishëm i cili vjen nga ky vend dhe besoj se shumë shpejt do ta zhvillojmë dhe përhapim akoma më shumë zinxhirin e restoranteve tona në të gjithë vendin”, thotë nga ana tjetër Otar Katamadze, menaxher i investimeve të kompanisë.

Top Channel