Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Prej vitit 2025, Holanda me shumë gjasë mund të jetë ndër të parat vende në Europë e cila do të ndalojë përdorimin e makinave me naftë apo benzinë në vend.
Projektligji ka kaluar me pjesën më të madhe të votave në dhomën e ulët të Parlamentit të Holandës, por do t’i duhet të miratohet nga senati holandez që të bëhet ligjërisht i detyrueshëm.
Partia Laburiste shprehu kundërshtinë, duke thënë se plani duket joreal. Ndërsa qëllimi i këtij ligji të ri është ulja e shkallës së ndotjes ne vend. Sipas tij, makinat ekzistuese me naftë ose benzinë do të qëndrojnë në përdorim, por do të parandalohet shitja e çdo automjeti të ri të tillë.
Kjo do të bëjë që shoferët t’u drejtohen makinave elektrike, duke siguruar që dekadën e ardhshme rrugët e Holandës gradualisht të elektrifikohen.
Shitjet e makinave elektrike në Holandë tani janë në nivelin 10%, por në shumë vende të industrializuara të botës, grupe shkencëtarësh dhe ambientalistësh po nxisin zëvendësimin e makinave tradicionale me automjetet e teknologjisë së fundit.
Top Channel