Zjarr në apartament, gruaja hidhet nga kati 3 vetëm me të brendshme

18/04/2016 00:00

Një grua vetëm me të brendshme u shpëtoi mrekullisht flakëve, duke rënë e padëmtuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në Galicia të Spanjës.

Gruaja 40-vjeçare ka qenë duke fjetur në momentin që i gjithë kati është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ajo është përpjekur që të dalë nga dera, por e ka patur të pamundur. Në të tilla kushte i është drejtuar dritares ku ka qëndruar varur për disa sekonda, deri në momentin kur u shkëput prej saj.

Fatmirësisht, në momentin që ishte e varu dëshmitarët që ndodheshin në rrugë nxituan të gjejnë batanije dhe mjete të tjera rrethanore për ta pritur në momentin e rënies.

Dhe ashtu bënë. 40-vjeçarja ra mbi shtresën e hapur prej tyre duke shpëtuar paq nga rënia, ndërkohë që është shoqëruar në spital për dhimbje në kraharor, që mjekët thonë se e ka nga thithja e një sasie të madhe tymi.

Top Channel