Puna që të gjithë do ta ëndërronin!

13/04/2016 00:00

E ku ka gjë më të bukur se të udhëtosh në destinacionet që ëndërron dhe për këtë të paguhesh!

Njerëzit mezi presin ditët e pushimit ose detyrohen të lënë punën për të udhëtuar në një destinacion të preferuar, por nëse kjo do të ishte puna juaj dhe për këtë të paguheshit? Me siguri që kjo do të ishte idealja.

25-vjeçarja Jill DeConti nga East Coast në SHBA, këtë e ka bërë realitet. Prej një viti, ajo po shëtit botën, pasi më parë braktisi punën e saj si financiere.

Nga fluturimet me helikopter në Zelandën e Re te relaksi në pishinat e akullta termale, Jill ka zbuluar ekskluzivisht për “Daily Mail” udhëtimet e saj të mbushura me aventura luksoze, ndërsa pretendon se fiton shuma të mëdha parash.

Por, si i fiton ajo këto para? Jill DeConti ka një agjenci marketingu. Gjithashtu, ajo paguhet për të promovuar produkte të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”, si dhe në faqen e saj të uebit “theluxetravelers.com”.

25-vjeçarja tha se e donte edhe punën e saj të mëparshme, por ndjeu një boshllëk që erdhi si pasojë e një rutinës së përditshme. Vitin e kaluar, ajo vendosi të shiste shtëpinë dhe çdo gjë tjetër që kishte në pronësi e më pas nisi udhëtimin e saj…

FOTO GALERI
1/15

Top Channel