“Përse vazhdoj të jetoj me prindërit”
13/04/2016 00:00
Andi, një djalë 30-vjeçar i arsimuar dhe aktualisht në punë, jeton ende me mamanë dhe babin, madje në një dhomë me gjyshen e tij 90-vjeçare, Olimbinë.
Andi është pro të jetuarit me prindërit, mos shkëputjen prej tyre, pavarësisht moshës.
Përveç prindërve, në shtëpi janë edhe një motër e një vëlla që janë mbi 25-vjeç, edhe ata të shkolluar e në punë.
Të largohen nga prindërit as që bëhet fjalë. Mos Andit i mungon guximi për të jetuar më vete? Ai tregon edhe nëse nëna e përkëdhel ende.
Top Channel