Rusia po shkon drejt një rekordi të ri Guinness. Rreth 1000 persona u shfaqën në Sochi për të bërë ski me veshje të brendshme, bikini e kostume të tjera të ndryshme.

Sipas medias vendase, pjesëmarrësit në këtë event ishin nga rajoni Krasnodari, Moska e Shën Petërsbuergu, por edhe nga vende të tjera si Gjermania, Letonia, Bjellorusia, SHBA apo Zvicra.

Synimi ishte i njëjti për të gjithë, të argëtoheshin në maksimum në këtë ngjarje të veçantë.

Mësohet se në ditët e ardshme, organizatorët do të dorëzojnë dosjen e tyre te rekordet Guinness për të zyrtarizuar këtë rekord.

Deri në këtë moment, titulli mbahet nga parada e skive e vitit 2013 në Sheregesh të Rusisë ku morën pjesë 500 persona.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel