Tërhiqet FIA, provat me sistemin e vjetër

07/04/2016 18:20

Organizatorët e Formulës 1 tërhiqen nga formati i ri i provave zyrtare. Skuadrat i kanë kërkuar shefit të këtij sporti Bernie Eccleston dhe presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, që të tërhiqen nga sistemi i ri i provave, i cili u përdor në dy garat e para të këtij sezoni.

Nga gara e ardhshme që do të jetë Çmimi i Madh i Kinës, në pistën e Shanghait, provat zyrtare të ditës së shtunë do të zhvillohen sipas formatit të vjetër të përdorur në sezonin e shkuar.

Në dy garat e para në Australi dhe në Bahrein, pilotët zhvillonin 3 sesione provash zyrtare dhe në një moment të caktuar vendosej kronometri për eliminimin e secilit, një format që solli probleme dhe mbi të gjitha jo rezultatin e pritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA