Mësuesi kinez zhvishet i tëri dhe tenton të përdhunojë studenten

29/03/2016 00:00

Fotot e një mësuesi kinez gjimnazi krejtësisht nudo i cili mundohet të përdhunojë një studente kanë bërë xhiron e botës. Incidenti ka ndodhur në 28 mars, në provincën Guangxi, në kampusin e gjimnazit Taiping.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e mësuesve të tjerë ajo që ka shpëtuar studenten nga mësuesi 30-vjeçar.

Fotot tregojnë mësuesin e zhveshur tërësisht duke kapur me forcë vajzën nga mbrapa dhe duke e shtyrë pas murit, në mes të ditës. Mendohet se mësuesi është i sëmurë mendor dhe ka marrë trajtim mjekësor psikik në vitin 2011.

Menjëherë pas incidentit, personeli i gjimnazit njoftoi familjen e mësuesit, të cilët e dërguan në spital për trajtim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel