Biznesi i madh i veshjeve të përdorura

29/03/2016 00:00

Një studim amerikan tregon se 70% e botës vishet me rroba të përdorura. E dhënë kjo e cila sjellë një panoramë të qartë se si kjo industri është bërë pjesë e jetëve të miliarda njerëzve.

Vlera e tregtisë së veshjeve të përdorura në të gjithë botën kap shifrën e 1 miliard dollarëve në vit dhe Amerika është vendi më i madh eksportues i tyre, i ndjekur nga Britania, Gjermania dhe Holanda.

Është vlerësuar se çdo amerikan flak mesatarisht në vit veshje me një vlerë prej 70 dollarësh sepse ata janë njerëzit që kanë mbi bollëk të rrobave të tyre. Si pasojë e kësaj mirëqenieje, prej vitit 2010 tregu i veshjeve të përdorura ka pësuar rritje prej së paku 7 % çdo vit.

Një tjetër studim vëren se kjo tregti është dyfishuar midis vitit 1991 dhe 2004, si pasojë e rritjes së kërkesave të vendeve të bllokut lindor dhe atyre afrikanë.

Ka disa opsione ku shpërndan këto veshje. Janë kompanitë e biznesit të rrobave të përdorura, shoqatat bamirëse dhe organizatat jo fitimprurëse. Por duhet thënë që shumë prej këtyre plaçkave depozitohen në landfille.
 
Rezulton se vendet subsahariane janë importuesit më të mëdhenj, duke marrë 25 % të eksporteve botërore të veshjeve të përdorura. Disa vende si Filipinet dhe India e kanë ndaluar importin e këtyre veshjeve me qëllim për të mbrojtur industrinë e tekstilit vendas.
 
Ndërsa 80% e rrobave të përdorura që eksporton Amerika shkojnë drejt Afrikës. Zakonisht veshjet e trasha, si palltot dhe xhaketat mbeten jashtë interesit importues të këtij vendi dhe ato përfundojnë në Amerikën e Jugut dhe vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.
 
Sende si xhinse të vjetra dhe aksesorë, zakonisht kanë për synim dyqanet e veshjeve të përdorura të Japonisë.
 
Një tregues tjetër i këtij studimi evidenton se tregu i veshjeve të përdorura ka krijuar shumë mundësi punësimi në të gjithë botën. Mijëra tregtarë në të gjithë botën arrijnë të sigurojnë familjet e tyre duke shitur veshje të përdorura.

Top Channel